Lajme
“Masa të rrepta”, BE-ja do t’i reagojë Kurtit pas deklaratës së Vokrrit?
Demokracia
08:01 | 24 Maj 2025

Share:

Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, i ka komentuar deklaratat e zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i shkarkuar nga detyra pasi i fajësoi ndërkombëtarët në Kosovë se kanë nxitur trazira në veri.

Vokrri foli specifikisht për shefin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Por, sipas Arifit, Orav i ka dhënë Kosovës në aspektin politik dhe kjo çfarë ka thënë Vokrri është e pakuptimtë.

Derisa shton se një kërkim falje është mënyra më e mirë për ‘riparim’, anipse nuk e pret nga Kurti këtë.

“I ka dhënë Kosovës në aspektin politik, e pakuptimtë mënyra se si është bërë. Kjo tregon edhe keqdashje për Republikën e Kosovës. Nëse është e vërtetë ai ka mundur të rrjedh në kanale diplomatike, në takime bilaterale të mbyllura, që të mos bëjmë zhurmë pasi partneri jonë BE është partner shumë i rëndësishëm”, tha ai.

“Normalisht që ka pasoja, sepse edhe diplomatët e tjerë tash do të jenë shumë më të kujdesshëm nuk do të na marrin seriozisht dhe nuk mund të flasin me ne shumë hapur, kjo shkakton pasoja për të ardhmen”, vijoi tutje ai.

Të ngjashme