Lajme
Ukraina ka tre ditë që sulmon Rusinë pa ndal me dronë
Demokracia
23:57 | 23 Maj 2025

Share:

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë nisur sulmin më të gjatë dhe më intensiv me dron në rajonet ruse që kur presidenti Vladimir Putin refuzoi një armëpushim.

Bëhet e ditur se sulmet filluan në mbrëmjen e 20 majit dhe vazhduan pothuajse pa ndërprerje deri në sot.

Gjatë kësaj periudhe, ushtria ukrainase ka sulmuar Rusinë me mbi 750 dronë, përcjell Telegrafi.

Për shkak të sulmit, trafiku u pezullua përkohësisht në aeroportet në rajonet Vladimir, Kalushka, Kostroma, Tambov, Yaroslavl, Ivanovo dhe Samara dhe në Nizhny Novgorod, si dhe në aeroportet Vnukovo, Domodedovo, Sheremetyevo dhe Zhukovsky të Moskës.

Qindra fluturime u vonuan dhe shumë pasagjerë duhej të prisnin pothuajse një ditë të tërë për nisje.

Për më tepër, aksesi në internet celular ishte i kufizuar në gjashtë rajone, Tula, Lipetsk, Voronezh, Vladimir, Orel dhe Ivanov.

Raportohet se gjatë sulmit masiv ajror, dronët ukrainas goditën të paktën dy fabrika të rëndësishme ushtarake, uzinën “BZPP” në rajonin Oryol, e cila prodhon mikroelektronikë për ushtrinë dhe uzinën “Energia” në rajonin e Lipetsk, e cila është e specializuar në prodhimin e baterive për dronë, raketa dhe aeroplanë.

Dronët ukrainas dëmtuan gjithashtu disa ndërtesa të larta, një në Tula dhe një në qytetin Yelets. 

 

Të ngjashme