ShowBiz
PM, Dagz, MC Kresha & Lyrical Son godasin me hitin ‘Ojro’
Demokracia
20:29 | 23 Maj 2025

Share:

Dy emra të njohur të skenës muzikore shqiptare, DJ PM & DJ Dagz në bashkëpunim me reperët e mirënjohur MC Kresha & Lyrical Son publikuar këngën e tyre më të re të titulluar “Ojro”.

Kjo këngë u publikua ditën e sotme dhe është shoqëruar me një videoklip, që i përshtatet ritmit të gjallë dhe stilit karakteristik të artistëve.

“Ojro” sjell një kombinim të energjisë së DJ-ve dhe flow-in e veçantë të Kreshës dhe Lyricalit, duke krijuar një atmosferë që pritet të bëhet hit i verës.

Projekti është pritur me shumë interes nga fansat dhe brenda pak orësh ka marrë mijëra klikime dhe komente pozitive në platformat muzikore dhe rrjetet sociale.

“Ojro” është një tjetër dëshmi e bashkëpunimeve të suksesshme brenda industrisë muzikore shqiptare, duke premtuar një verë plot ritëm dhe energji.

Të ngjashme