ShowBiz
Aktorja ikonike e viteve ’80 që luajti në filmin e famshëm thriller erotik, Anne Archer dukej thuajse e panjohur rrugëve të Los Angelesit
Demokracia
11:00 | 23 Maj 2025

Share:

Adhuruesit e filmave klasikë të viteve ’80 u befasuan të enjten, kur një prej aktoreve më ikonike të atyre viteve u shfaq në publik në një dalje të rrallë në Los Angeles.

Aktorja plot hijeshi, sot 77-vjeçare, e cila u nominua për çmimin Oscar për rolin e një gruaje të tradhtuar në thriller-in erotik të vitit 1987, dukej po aq mahnitëse sa gjithmonë teksa shëtiste qenin në lagjen e saj luksoze, shkruan DailyMail.

E veshur me një xhaketë blu elegante, një bluzë sportive gri dhe pantallona që përputheshin, ajo dukej shumë ndryshe nga rolet e saj të hershme, përfshirë edhe atë në filmin “Paradise Alley” me Sylvester Stallone.

Por ajo që nuk kishte ndryshuar aspak ishte ngjyra karakteristike e flokëve të saj, një nuancë e kuqërremtë që e bënte të dallueshme menjëherë për fansat e saj besnikë.

Më pas, ajo ndau skenën me Harrison Ford në filmin “Patriot Games” dhe u përfol shumë për lidhjen e saj me Scientologjinë – ku i biri thuhet se ka qenë udhëheqës i Qendrës së Yjeve të kësaj lëvizjeje në Los Angeles.

A e mendoni kush është ky emër legjendar?

Nëse thatë Anne Archer, e keni saktë! Ajo interpretoi rolin e gruas së tradhtuar nga Michael Douglas në filmin e njohur Fatal Attraction të vitit 1987 – përkrah Glenn Close.

Anne Archer vjen nga një familje e njohur e Hollywood-it – një “nepo baby” e vërtetë. Nëna e saj, Marjorie Lord, ishte yll i serialit “The Danny Thomas Show”, ndërsa babai i saj, John Archer, ishte aktor i njohur në teatër, televizion dhe film.

Në vitin 1971, Anne u shpall edhe “Miss Golden Globe” – një titull që zakonisht u jepet fëmijëve të personaliteteve të njohura të Hollywood-it.

Pas diplomimit në Pitzer College në Kaliforni, ajo filloi të shfaqej në role të vogla televizive, për të arritur më pas rolin e parë të rëndësishëm në serialin “Bob & Carol & Ted & Alice” në vitin 1973.

Në fillim të viteve ’80, ajo vazhdoi karrierën me suksese të moderuara në filma televizivë dhe më vonë fitoi një rol kryesor në dramën “The Family Tree” të NBC-së.

Në vitin 1985 iu bashkua kastit të “Falcon Crest” si Cassandra Wilder, por ishte roli i saj në “Fatal Attraction” që e bëri të njohur në mbarë botën. Për performancën e saj si bashkëshortja e lënduar, ajo mori nominime për Oscar, Golden Globe dhe BAFTA.

Gjatë viteve ’90, Archer u shfaq në disa filma të njohur si Love at Large, Narrow Margin dhe Eminent Domain. Ajo luajti edhe rolin e Cathy Ryan përkrah Harrison Ford në “Patriot Games” (1992) dhe “Clear and Present Danger” (1994).

Edhe pse në vitin 1993 u kritikua rëndë për rolin e saj në filmin erotik Body of Evidence – duke fituar madje edhe një nominim për çmimin Razzie – po atë vit u rikthye fuqishëm në filmin shumë të vlerësuar të Robert Altman, Short Cuts.

Përveç karrierës së saj, edhe jeta shpirtërore e Anne Archer ka tërhequr vëmendjen e mediave. Ajo është përqafuar nga Scientologjia, të cilën e falënderon për qartësinë dhe ekuilibrin që i ka sjellë në jetën e saj dhe në martesën me producentin/regjisorin Terry Jastrow.

Djali i saj i madh, Tommy Davis – nga martesa e parë me William Davis – thuhet se ka qenë drejtues i Qendrës së Yjeve të Scientologjisë në Los Angeles. Ndërkohë, djali i saj i vogël, Jeffrey, nga martesa me Jastrow, ka zgjedhur të mos ndjekë këtë rrugë fetare.

“Scientologjia ka pasur ndikim të madh në jetën time”, tha ajo për The Guardian në vitin 2014.

“Ajo më ka mësuar shumë informacione të vlefshme, shumë logjikë… Djali im i madh e ka përqafuar, i vogli jo – dhe kjo është në rregull. Nuk ka konflikt. Është e vërtetë vetëm nëse është e vërtetë për ty”.

Së fundmi, Anne Archer është rikthyer në ekran në vitin 2024 me rolin e Drejtoreshës së FBI-së në serialin “Paper Money”. /Telegrafi/

Të ngjashme