Lajme
Mes kërcënimeve e mosbesimit, SHBA dhe Irani rinisin bisedimet bërthamore në Romë
Demokracia
10:32 | 23 Maj 2025

Share:

Të premten në Romë, negociatorët iranianë dhe amerikanë do të rifillojnë bisedimet për të zgjidhur një mosmarrëveshje shumëvjeçare mbi ambiciet bërthamore të Teheranit, pavarësisht se lideri suprem Iranian ka paralajmëruar se një marrëveshje e re mund të jetë e paarritshme për shkak të shumë vijave të kuqe me SHBA-në.

Dihet se presidenti amerikan Donald Trump synon të kufizojë potencialin e Teheranit për të prodhuar një armë bërthamore, ndërsa Irani, kërkon heqjen e sanksioneve shkatërruese ndaj ekonomisë së vendit që bazohet në naftë.

Sipas Reuters, raundi i pestë i bisedimeve do të zhvillohet mes ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araqchi dhe të dërguarit të Trump për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, përmes ndërmjetësve nga Omani, megjithëse si Uashingtoni ashtu edhe Teherani po mbajnë një qëndrim të ashpër në publik mbi pasurimin e uraniumit nga Irani.

Edhe pse Irani ka këmbëngulur se bisedimet janë indirekte, zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se diskutimet – përfshirë edhe raundin e fundit më 11 maj në Oman – kanë qenë si “të drejtpërdrejta, ashtu edhe indirekte”.

Kujtojmë se, Teherani dhe Uashingtoni kanë deklaruar se preferojnë diplomacinë për të zgjidhur ngërçin, por megjithatë, mbeten thellësisht të ndarë mbi disa vija të kuqe që negociatorët duhet të anashkalojnë për të arritur një marrëveshje të re bërthamore dhe për të shmangur një ndërhyrje ushtarake në të ardhmen.

 

Të ngjashme