Ambasada e Kosovës në Uashington ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dy zyrtarëve të ambasadës izraelite, Yaron Lischinsky dhe Sarah Lin Milgrim.
Në një postim në Facebook, ky institucion thekson se janë të tronditur nga kjo vrasje e tmerrshme.
“Ngushëllimet tona më të thella u shkojnë familjeve të tyre, më të dashurve të tyre dhe kolegëve në Ambasadën e Izraelit”.
“Ne bashkëndjejmë me ju për këtë humbje tragjike”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv