Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, presidenti Ceferin vuri re se i mbaruan medaljet për fituesit e Europa League…
Klubi londinez u rikthye te fitimi i një trofeu 17 vjet pas herës së tyre të fundit dhe kapiteni koreano-jugor arriti të merrte medaljen e parë të tij në karrierë.
Ose pothuajse, sepse gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ndodhi një gafë e vogël, që i bëri njerëzit të buzëqeshnin…
Kur erdhi puna te tre lojtarët e fundit të Spurs, përkatësisht kapiteni Son, Bentancur dhe Romero, presidenti i UEFA-s, Ceferin, e kuptoi se i kishin mbaruar medaljet e arta për t’ua dhënë fituesve.
Të tre fillimisht menduan se ishte shaka, pastaj iu desh të përballeshin me realitetin dhe shkuan të festonin fitimin e Ligës së Europës pa medalje, përcjell OraNews.
Megjithatë, me një ngushëllim të rëndësishëm: kishin kupën për ta ngritur në qiell.