Lajme
Punëtorët e Kompanisë ‘’Pastrimi’’ protesojnë sërish para Komunës së Prishtinës
Demokracia
07:57 | 22 Maj 2025

Share:

Punëtorët e Kompanisë ‘’Pastrimi’’ sot do të protesojnë sërish para Komunës së Prishtinës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

‘’Përmes këtij njoftimi ju informojmë se më 22 maj 2025, duke filluar nga ora 07:00, do të organizohet një tubim paqësor – grevë publike, nga punëtorët e KRM “Pastrimi”, përpara ndërtesës së Komunës së Prishtinës.Qëllimi i grevës është shprehja e pakënaqësisë dhe kërkesës për zgjidhje emergjente ndaj situatës së rëndë financiare ku është futur ndërmarrja jonë, si pasojë e mosshlyerjes së obligimeve financiare nga Komuna’’ thuhet në njoftim.

Ata kanë bërë të ditur edhe lidhur me formatin e protestës së nesërme

Formati i tubimit:

• Pjesëmarrës: rreth 300 punëtorë dhe të punësuar të KRM “Pastrimi”;

• Vendndodhja: përreth objektit të Komunës së Prishtinës, me qëndrim të vazhdueshëm;

• Do të përdoren rreth 20 kamionë, të cilët do të parkohen në mënyrë të rregullt dhe pa bllokuar rrugët emergjente;

• Greva do të jetë paqësore, pa ndërhyrje në veprimtarinë e organeve publike, dhe në koordinim me autoritetet policore.

Të ngjashme