Lajme
Punëtorët e “Pastrimit” të enjten në grevë para Komunës së Prishtinës
Demokracia
22:18 | 21 Maj 2025

Share:

Shoqata Sindikale e Pastrimit ka njoftuar se të enjten më 22 maj do të mbahet grevë publike nga punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” para ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

Ky tubim paqësor dhe grevë publike do të fillojë nga ora 07:00.

Në njoftim thuhet se qëllimi i grevës është shprehja e pakënaqësisë dhe kërkesës për zgjidhje emergjente ndaj situatës së rëndë financiare ku është futur ndërmarrja, “si pasojë e mosshlyerjes së obligimeve financiare nga Komuna”.

“Formati i tubimit: Pjesëmarrës: rreth 300 punëtorë dhe të punësuar të KRM “Pastrimi”; Vendndodhja: përreth objektit të Komunës së Prishtinës, me qëndrim të vazhdueshëm; Do të përdoren rreth 20 kamionë, të cilët do të parkohen në mënyrë të rregullt dhe pa bllokuar rrugët emergjente; Greva do të jetë paqësore, pa ndërhyrje në veprimtarinë e organeve publike, dhe në koordinim me autoritetet policore”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme