Është në largim, por vendimet nuk po i ndal.
Qeveria në krye me Albin Kurtin, ka vazhduar funksionin e plotë edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, gjë që sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), bien ndesh me Kushtetutën dhe Ligjin për Qeverinë.
Për këta, si monitorues, miratimi i dokumenteve strategjike, planet për fëmijërinë e hershme e për bujqësinë organike, kërkojnë legjitimitet të plotë.
Për më tepër, me faj po lihet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Elona Kurti, që u shfaq me këto kritika në konferencë, është motra e njërës prej ish-deputeteve më aktive të Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurtit.
Për më tepër, edhe vetë dikur aktiviste e këtij subjekti.