Lajme
Kurti me llogo të GEN-it të Serbisë para vetes në një konferencë më 2016, Tahiri i PDK-së e lidh me gjendjen e energjisë sot
Demokracia
19:19 | 21 Maj 2025

Share:

Tahiri i PDK-së poston një ngjarje ku Kurti fliste në një konferencë të mbështetur nga GEN-i i Serbisë

Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka rikthyer një ngjarje kur Albin Kurti në vitin 2016 merrte pjesë në një konferencë të organizuar me mbështetjen e GEN-it të Serbisë, kompani kjo e lidhur me mafinë energjetike dhe Martin Berishajn, ambasadorin kontraverz kosovar të dyshuar për përfshirje në skema të mëdha shpërlarje parash dhe tregtimit me energji.

Postimi i Tahirit:

Nga konferencat me GEN-i me bazë ne Serbi, te faturat e papërballueshme të rrymës për qytetarët e Kosovës

Planet për keqpërdorim dhe korrupsion në sektorin e energjisë janë të vjetra dhe mirë të planifikuara. Ato nuk nisën dje. Qysh në mars të vitit 2016, në një konferencë në Slloveni, të organizuar me mbështetjen e kompanisë serbe GEN, Albin Kurti mbajti ligjëratë për “Kosovën në udhëkryq”. Bashkë me të, bashkëorganizator ishte edhe Martin Berishaj – sot protagonist i aferës më të madhe korruptive të shitblerjes së energjisë elektrike.

Kjo nuk ishte rastësi.

Pikërisht kompania GEN, me bazë në Serbi, gjatë qeverisjes Kurti përfitoi miliona nga fondet e dedikuara për sektorin energjetik të Kosovës. E gjithë kjo u bë përmes një rrjeti të përbashkët politik e ekonomik që sot ka sjellë pasoja të rënda për vendin.

Dy dështimet më të mëdha në energjetikë mbajnë firmën e kësaj qeverie:

• Refuzimi i projektit amerikan për ndërtimin e gazsjellësit që do të lidhte Kosovën me rrjetin perëndimor.

• Anulimi i ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, një projekt jetik i mbështetur nga kompania amerikane ContourGlobal.

Pasojat? Sot i paguajnë qytetarët. Me çmime të papërballueshme të energjisë. Me një jetë gjithnjë e më të vështirë. Me varfëri që thellohet dhe përgjegjësi që mungon.

Të ngjashme