Lajme
Zelensky: Pa presion ndërkombëtar mbi Rusinë, s’mund të ketë paqe të drejtë
Demokracia
18:18 | 21 Maj 2025

Share:

Në një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi domosdoshmërinë për një qëndrim të unifikuar dhe të koordinuar ndaj Rusisë. Ai shtoi se pa presion ndërkombëtar, nuk mund të ketë një paqe të drejtë.

Presidenti ukrainas tha se e informoi Rutte-n rreth kontakteve të fundit diplomatike me partnerët ndërkombëtarë dhe i paraqiti formulat dhe platformat që pala ukrainase po shqyrton për rifillimin e negociatave me Rusinë me qëllim arritjen e një armëpushimi.

Në të njëjtën kohë, të dy udhëheqësit diskutuan sanksionet kundër Moskës, me Zelenskyn që theksoi se efektiviteti i tyre varet nga koordinimi i rreptë i vendimeve në nivelin e institucioneve dhe qeverive ndërkombëtare.

Të ngjashme