Lajme
Drejtësi apo persekutim në emër të drejtësisë? Smith, Whiting dhe Harbach e ndoqën penalisht Thaçin dhe Trumpin
Demokracia
18:00 | 21 Maj 2025

Share:

Jack Smith, Alex Whiting dhe David Harbach. Kjo treshe, e cila do të duhej të ishte bashkuar për drejtësinë, përfundoi duke u përbashkuar për misione politike në emër të drejtësisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte duke shkuar në Uashington për të nënshkruar një marrëveshje të lehtësuar nga presidenti Trump. Udhëtimi i tij u ndalë në gjysmë kur një aktakuzë e pakonfirmuar u bë publike nga Jack Smith.

Skema dukej se ishte përgatitur nga ZPS-ja. Jack Smith ndali Thaçin me synim për të sabotuar marrëveshjen. David Harbach e mori në pyetje Thaçin pasi atij iu ndalë në gjysmë udhëtimi për në “Shtëpinë e Bardhë” dhe pas dërgimit të tij në Hagë, Alex Whiting përtej rolit të tij si prokuror, nisi ofensivën për të shtyrë përpara narracionin e prokurorisë, duke keqinformuar publikun me qëllim goditjen e imazhit të Thaçit në publik.

Roli i treshes në fjalë nuk përfundoi këtu. Befasisht, sikur SHBA të mos kishte prokurorë të tjerë, Smith, Whiting dhe Harbach nisën misionin tjetër, hetimin dhe gjykimin e presidentit të SHBA-së, i cili atë kohë nuk ishte president, Donald Trump.

Në nëntor të vitit 2022, Jack Smith u emërua këshilltar special për hetimin e presidentit Trump. Pak muaj më pas, ekipit të Jack Smith për hetimin e Trumpit iu bashkua edhe Alex Whiting. Njëjtë veproi edhe David Harbach, i cili më herët kishte dhënë dorëheqje nga ZPS. Ai do të emërohej si zëvendës i Jack Smith në hetimin e Trump.

Gjatë seancave gjyqësore, qasja e David Harbach ishte agresive në raport me Donald Trump, saqë gjyqtarja Aileen Cannon jo rrallëherë e kishte qortuar, duke i thënë se duhet të qetësohesh.

David Harbach ishte këshilltar i drejtorit të FBI-së, James Comey. Ky i fundit është duke u hetuar nga autoritetet amerikane për publikimin e një fotografie në rrjetin e tij “Instagram”, ku sipas stafit të presidentit Trump bëhej thirrje për vrasjen e presidentit Trump.

“Ai e dinte saktësisht se çfarë do të thoshte. Një fëmijë e di se çfarë do të thoshte”, tha Trump të premten për Bret Baier të Fox News. “Nëse ju jeni drejtori i FBI-së dhe nuk e dini se çfarë do të thoshte, kjo do të thoshte “vrasje” dhe e thotë me zë të lartë dhe qartë”.

Tashmë ishte gjithçka e qartë. Mozaiku po merrte formë. Arrestimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte përdorur për të sabotuar presidentin Trump në prag të fushatës zgjedhore në SHBA.

Misioni i treshes Smith, Whiting dhe Harbach nuk u arrit. Trump nuk u arrestua. Trump fitoi zgjedhjet në SHBA. Me fitoren e Trump, pushoi çështja e Jack Smith dhe bashkë me të pushoi edhe puna e tyre brenda Departamentit të Drejtësisë.

Pavarësisht se Jack Smith nuk është më pjesë e ZPS-së në Hagë, stafi brenda ZPS-së mendon si Jack Smith për Trumpin.

Së fundmi janë publikuar dhjetëra prova ku dëshmohet sesi prokurorët e ZPS-së, në llogaritë e tyre në “LinkedIn”, kanë pëlqyer e shpërndarë postime fyese e akuzuese për presidentin Trump.

“Shpatën e ndëshkimit” të cilën e mori Jack Smith në emër të drejtësisë, përfundoi duke e përdorur për qëllime e agjenda të caktuara politike. /Demokracia.com/


 

Të ngjashme