Lajme
Kiara Tito zbulon se së bashku me Luiz Ejllin po realizojnë një film
Demokracia
09:34 | 21 Maj 2025

Share:

Në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron së fundmi ka qenë e ftuar moderatorja Kiara Tito.

Në këtë intervistë të veçantë, ajo ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën, familjen dhe projektet që pritet të vijnë shumë shpejt.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania ka zbuluar se shumë shpejt do të sjellë së bashku me Luizin një film për të cilin ka nisur puna.

“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka thënë pak edhe në Story megjithatë nuk kishte asgjë konkrete. Tani është momenti që ne jemi në fillimet tona sepse filmi normalisht që do shumë kohë që të dalë, por ky është një projekt që ne kemi dëshirë që ta bëjmë sa më shpejt. Në vazhdimësi do t’i mbledhim të gjitha detajet”, u shpreh ajo.

“Do të jetë një film komedi apo një film që flet për historinë e tyre të dashurisë?”, ka qenë pyetja që iu drejtua më tej.

“Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri”, tha ajo.

Të njëjtit tashmë kanë bashkë edhe një vajzë të quajtur, Luna Mari. /Telegrafi/

Të ngjashme