Lajme
Sulm ndaj një autobusi shkolle në Pakistan, humbin jetën 4 fëmijë, plagosen rreth 40 të tjerë
Demokracia
09:27 | 21 Maj 2025

Share:

Të paktën katër fëmijë humbën jetën dhe 38 persona të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi që kishte në shënjestër një autobus shkolle në distriktin Khuzdar të provincës jugperëndimore të Balochistanit nw Pakistan, njoftuan autoritetet lokale.

Sipas Yasir Iqbal Dashtit, zyrtar qeveritar në Khuzdar, autobusi i përkiste Shkollës Publike të Ushtrisë dhe ishte duke transportuar fëmijët në mëngjes kur u sulmua.

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Mohsin Naqvi, dënoi ashpër sulmin, ndwrsa shprehu dhimbje dhe pikëllim të thellë për humbjen e jetëve të fëmijëve.

“Armiku sulmoi fëmijë të pafajshëm me barbari. Ky sulm ndaj një autobusi shkolle është një akt i urryer që synon të destabilizojë vendin”, thuhet në deklaratën e ministrit.

 

Të ngjashme