Lajme
Selmani: Komuna po e çon “Pastrimin” drejt falimentimit, sikur MSh të ndalte fondet për ShSKUK-në
Demokracia
14:25 | 20 Maj 2025

Share:

Asamblisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Liridon Selmani, ka kritikuar ashpër Komunën e Prishtinës për qasjen ndaj ndërmarrjes publike “Pastrimi”, duke e krahasuar situatën me një analogji nga sektori i shëndetësisë.

Në një status të publikuar në Facebook, Selmani ka thënë se Komuna është duke e çuar ndërmarrjen me 900 punëtorë drejt falimentimit, vetëm për t’i hapur rrugë një tenderi të madh për pastrim.

“Ne ShSKUK, përkundër punës së madhe të përditshme të stafit, ekziston një listë e pritjes së pacientëve qoftë për imazheri apo për intervenime – tash me u qu MSh me ja dhanë nja 16 milionë euro do spitaleve private pse shërbimi s’po kryhet në kohën e dëshiruar e me ja ndal ShSKUK-së krejt fondet deri në falimentim të saj me arsyetimin që ka listë të pritjes… kështu është puna e ‘berllogut’ në Komunën e Prishtinës për ata që nuk e dinë”,  ka shkruar ai.

Selmani e quan të padrejtë qasjen e Komunës ndaj “Pastrimit”, duke sugjeruar se vendimet aktuale po merren me qëllime të dyshimta.

“Janë tue e dërgu një ndërmarrje me 900 punëtorë drejt falimentimit vetëm për shkak se duhet me e shpallë një tender 16-milionësh, e me i negociu nja 2 milion për angazhim me do njerëz të njofshëm” , ka shtuar ai.

Ai ka kërkuar që institucionet komunale të ndalen nga veprimet që, sipas tij, po i dëmtojnë qëllimisht ndërmarrjet publike në Prishtinë. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme