Takimi i profesorit Nexhmedin Spahiu me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq ngjalli shumë reagime dhe këtë të hënë ishte temë diskutimi në emisionin “Kosova Live” në T7.
I ftuari, ish ushtari i UÇK-së Xhevdet Qeriqi, reagoi ashpër kundrejt Spahiut duke thënë se në Kosovë shet patriotizëm ndërkohë që në Serbi zhvillon takime jo të mirëpritura.