Shtrenjtimi i tretë i energjisë elektrike me Albin Kurtin në pushtet ndodhi. Kjo pashkëputshëm duke prekur të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
Jeta e qytetarëve shtrenjtohet edhe më tej përmes një inflacioni që vjen i gërshetuar me shtrenjtimin e energjisë elektrike: efekti zingjiror i këtij shtrenjtimi duke qenë i sigurtë sikur dy plus dy që bëjnë katër.
Veç shtrenjtimit për 16.1% të energjisë elektrike, ZRrE (të emëruarit nga Vetëvendosje) nga 1 qershori të gjitha bizneset me mbi 50 punonjës ose mbi 10 milionë euro qarkullim hudhen në kinse “tregun e lirë” ku KESCO-ja është i vetmi ofertues: dhe me çmim deri në 260% më shtrenjtë.
Situata rezulton monopol i pastër dhe pa konkurrencë të lirë, çka nënkupton të kundërtën e thelbit të “tregut të lirë”.
Për më tepër KESCO-ja ka vepruar në kundërshtim edhe vetë Ligjin për Energjinë Eletrike duke i përfshurë 1 mijë kompani më shumë se sa ç’i përmbushin kriteret e stipuluara në ligj, shkruan Nacionale.
Se në çka do të përkthehet ky shtrenjtim, s’do larg mendësh që në shtrenjtim të çmimeve dhe për shumë biznese edhe rrezikim falimentimi.
T’i hymë me rend…
Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje është ngjitur në pushtet me votëzotim për lirim të çmimit të energjisë elektrike “sepse tepër shtrentjë, kur flejmë mbi gjithë këtë energji që kemi” (Jeta në Kosovë, 2019) dhe duke denoncuar në intervistën e tj të famshme në “Pressing” të T7 (2019) atë që ia vinte emrin “mafi energjetike” me në krye mafiozë energjetkë si Damir Fazliq (etj.)
Katër vjet në pushtet, tri herë shtrenjtim të rrymës: në deri mbi 150% më shtrentjë se ç’e ka gjetur dhe të cilin zotohej ta lirojë. Për katër vite, po ashtu, asnjë megavat shtesë gjenerim, e me shtyrje të vazhdueshme të remonteve, tenderëve një burimorë, e tenderë në WhatsApp.
Në vitin 2022 Qeveria e Kosovës justifikonte inflaconin – fryrjen gjigante të çmimeve – se ajo ishte e importuar nga jashtë – ndërsa në atë që supozohet të ketë pasur stabilitet të çmimeve në vendet ku Kosova importon, vendimi i ZRrE-së sjell inflacion me vendim të marrë me duar të veta: Qeveria s’është bërë e gjallë as për të kundërshtuar me fjalë goje.
Shtrenjtimi 16.1%: Çmimet e produketeve – dhe atyre elementare – veçse kanë nisur të bëjnë kapërcime dyshifrore në përqindje. Ekonomistët parashohin pa-një-pa-dy valë të re inflaconi dhe rritjet të rrezikut të falimentimit për shumë biznese.
Nga Qeveria e Kosovës i janë kthyer arkivit se kush-çfarë ligji ka miratuar, duke suspenduar përgjegjësinë dhe veprimin e vet karshi një krizeje matanë horizontit.
Kjo referuar të ashtuquajturit “treg të hapur”, për çka Pavarësisht liberalizimit të tregut të energjisë, KESCO mbetet furnizuesi i vetëm aktiv në tregun e Kosovës, faktikisht monopol.
Kjo situatë kufizon mundësitë për konsumatorët dhe bizneset për të zgjedhur furnizues alternativ me çmime më të favorshme.
Sipas Nenit 37 të Ligjit për Energjinë Elektrike, për të përfituar nga shërbimi universal, një biznes duhet të ketë ose më pak se 50 punonjës ose qarkullim vjetor nën 10 milionë euro.
Megjithatë, KESCO po përjashton nga ky shërbim bizneset që nuk i plotësojnë të dyja kriteret, duke interpretuar gabimisht ligjin dhe duke i ekspozuar këto biznese ndaj çmimeve më të larta në tregun e lirë.