Lajme
Vakia e komunës së Dragashit/ I japin tender furrës së bukës për t’i dërguar në Austri për vizitë studimore!
Demokracia
16:17 | 19 Maj 2025

Share:

Rreth 25 punonjës të komunës së Dragashit ditë më parë kanë realizuar një vizitë studimore në Austri.

Vizita që sipas të parit të kësaj komune, Bexhet Xheladini zgjati 4-5 ditë, i kushtoi buxhetit komunal hiç më pak se 22 mijë euro.

“Vakia” e gjithë kësaj meseleje është që rrugëtimi i “delegatëve” iu besua një furre buke.

Tenderi për vizitën studimore i është dhënë furrëss “Sweet Bakery”, nga Prizreni.

IndeksOnline ka kontaktuar kryetarin Behxhet Xheladini dhe i njëjti ka dhënë detaje lidhur me këtë tender.

“Ka konkuru i vetëm ai edhe i ka plotësu kërkesat e tenderit, edhe tash e ka kontraktu një kompani tjetër do të thotë një nënkontraktor, që është kompani që merret me këtë punë. Ka konkuru vetëm kjo kompani, i ka plotësu kërkesat që i ka parashtru zyra e prokurimit,  dhe në bazë të ligjit i ka plotësu të gjitha kërkesat. S’ka pas kurrfarë problemi. Kanë konkuruar me çmimin fiks, as më naltë as më poshtë.”, ka thënë Xheladini në një prononcim

Të ngjashme