Sport
Ndryshon orari i xhiros së 38-të në Serie A: Napoli dhe Inter do të luajnë të premten në mbrëmje
Demokracia
14:25 | 19 Maj 2025

Share:

Serie A ka njoftuar se ndeshjet vendimtare të Napolit dhe Interit për sezonin 2024-25 do të luhen të premten mbrëma, më 23 maj, duke përcaktuar fatin e titullit të kampionit.

Pas barazimeve të fundit, Napoli 0-0 me Parmën dhe Interi 2-2 me Lazion, vetëm një pikë i ndan dy skuadrat në krye të tabelës, me vetëm një javë të mbetur në kampionat.

Për shkak të mundësisë që Napoli dhe Interi ta përfundojnë sezonin me pikë të barabarta ku do të kërkonte një ndeshje Play-Off” për titullin, si dhe pjesëmarrjes së Interit në finalen e Ligës së Kampionëve më 31 maj, u shfaqën probleme me orarin e javës së fundit.

Pas diskutimeve intensive, është vendosur që Napoli-Cagliari dhe Como-Inter të zhvillohen të premten, më 23 maj, me fillim nga ora 20:45.

Të gjitha tetë ndeshjet e tjera të javës së fundit do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën, më 24 dhe 25 maj, në oraret e zakonshme.

Vendimi u mor pas një takimi të Këshillit të Serie A mëngjesin e së hënës, i cili fillimisht u ndërpre për shkak të mosmarrëveshjeve, por më pas rifilloi dhe përfundoi me një marrëveshje përfundimtare.  

Orari i xhiros së 38-të në Serie A:

E premte, 20:45

Napoli-Cagliari

Como-Inter

E shtunë, ora 15:00 

Bologna-Genoa

E diel, ora 20:45

Milan-Monza

Venezia-Juventus

Lazio-Lecce

Udinese-Fiorentina

Torino-Roma

Atalanta-Parma

Empoli-Verona

Të ngjashme