Sipas Dumanit, SPAK është tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD).
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, është ‘përplasur’ me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, pas propozimit nga Këshilli i Ministrave për ngritjen e një strukture të re për kontrollin e SPAK-ut.
Sipas Dumanit, SPAK është tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD).
Ai ka ravijëzuar se krijimi i këtyre strukturave të reja të vlerësimit do të rrezikonte të sillte një mbingarkesë burokratike.
“Një rekomandim që shikoj, megjithëse në vlerësimin e institucionit tonë nuk ka të bëjë me prioritete dhe luftën kundër kriminalitetit, por është ajo që ju e thoni në rekomandimet tuaja ‘nevojë për respektim të mekanizmave ekzistues të kontrollit’. Rekomandohet forcim i mekanizmave të brendshme kontrollit”, ka thënë Dumani.
Po ashtu ai ka shtuar se për “SPAK, tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP, ILD, krijimi i strukturave të reja vlerësimi dhe integriteti pa analizë të mekanizmave ekzistues rrezikon të sjellë një mbingarkesë burokratike”.
Ministri Manja paraqiti paketën e rekomandimeve të qeverisë për forcimin e luftës kundër kriminalitetit.
Plani i paraqitur përfshin tetë drejtime kryesore, i cili sipas Manjës, synon të forcojë sistemin penal, të nxisë bashkëpunimin mes institucioneve dhe të garantojë të drejtat themelore të qytetarëve.
Por pas deklaratave të Manjës, Dumani ngriti dyshimet mbi qartësinë dhe përmbajtjen e propozimeve të prezantuara.
“Rekomandimet nuk shoqërohen me të dhëna statistikore, analizë krahasuese apo tregues konkret që justifikon nevojën për ndërhyrje. Kjo mungesë i bën rekomandimet të duken subjektive dhe vështirë të matshme sidomos për SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit, rezultateve dhe besueshmërisë publike”.
Sipas tij, rekomandimet te një pjesë e tyre përdorin terma të përgjithshëm si hetimet proaktive, forcimi i qasjes strategjike, por nuk ofrojnë asnjë përkufizim operacional.
“Kjo krijon pasiguri për zbatimin praktik dhe mund të çojë në interpretim të ndryshëm nga institucionet zbatuese”.
Dumani ka theksuar se disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matshëm, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten jo të zbatueshëm.
“Në tërësinë e tyre rekomandimet janë të mirëpritura dhe shprehim angazhimin maksimal si institucion që këto rekomandime të jenë në prioritetin e punës së institucionit, por nga ana tjetër disa prej tyre nga mënyra se si janë formuluar apo si janë konceptuar nga pikëpamja praktike paraqesin vështirësi për tu zbatuar”, ka shtuar ai.
Sipas tij, rekomandimet po gjejnë zbatim në punën e institucionit që ai drejton.
Mirëpo, në optikën e Kreut të SPAK, “disa rekomandime duken subjektive. Rekomandimet shpesh herë kanë fraza të përgjithshme. Rekomandimet mund të mbeten deklarative dhe jo të zbatueshme”.
Në tërësi, sipas kryeprokurorit, rekomandimet janë të mirëpritura, por disa prej tyre, nga mënyra sesi janë, paraqesin vështirësi sesi do gjejnë zbatim konkret.
Por Dumani ka ravijëzuar se një pjesë e tyre nuk shoqërohen me të dhëna statistikore apo analiza të thelluara që mund të ndihmojnë në zbatimin konkret.
Disa rekomandime, referuar atij, janë formuluar në mënyrë shumë të përgjithshme dhe shpeshherë duken subjektive, gjë që vështirëson përkthimin e tyre në masa konkrete.
“Rekomandimet janë të mirëpritura në parim, por shpesh mbeten deklarative dhe jo të zbatueshme praktikisht”.
Ai ka shtuar se mungesa e konkretizimit dhe bazës statistike i bën disa prej tyre të vështira për t’u implementuar në praktikën e përditshme të punës së SPAK.
SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë nisur punën në terren për hetimin e krimeve zgjedhore, këtë herë në qarkun e Elbasanit.
Sipas raportimeve, hetimet janë përqendruar si në fazën parazgjedhore, ashtu edhe në ditën e votimit.
SPAK dhe BKH, nga sa bëhet me dije, po mbledhin prova, dëshmi dhe materiale, që mund të dokumentojnë raste të tilla si blerje vote, kërcënime ndaj votuesve, shfrytëzim i paligjshëm i administratës publike nga ana e disa kryebashkiakëve për qëllime elektorale, apo përfshirje të disa bizneseve të mëdha si edhe të grupeve të strukturuara kriminale në procesin zgjedhor.
Grupet hetimore po analizojnë pamjet filmike, komunikimet elektronike dhe të dhëna të tjera relevante me qëllim zbardhjen e plotë të çdo rasti që mund të përbëjë shkelje të ligjit zgjedhor dhe atij penal.
Nga sa kuptohet, vëmendja kryesore ka qenë në zonat e Elbasanit, Peqinit, Librazhdit, por edhe në zona të tjera përreth, në të cilat mund të jenë dokumentuar krime të mundshme zgjedhore.
SPAK megjithatë ka garantuar se zonat kanë qenë rreptësishtë të monitoruara prej disa javësh dhe priten rezultate konkrete.
E gjitha vjen pas hetimeve të zgjeruara të kryera në Shkodër.
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë ndërmarrë sot një tjetër aksion të gjerë në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, duke u fokusuar në qytetin e Shkodrës.
Sipas të dhënave paraprake, në Shkodër janë shoqëruar disa persona që dyshohen për përfshirje në veprime të paligjshme gjatë zgjedhjeve të 11 majit.
Të shoqëruarit, nga sa kuptohet paraprakisht, janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate (PSD).
Aksioni është zhvilluar me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe ka përfshirë kontrolle personale dhe të automjeteve.
Në të njëjtën kohë, veprime të ngjashme janë kryer edhe në Fier, në bashkëpunim me Policinë Vendore, lidhur me një tjetër procedim penal në hetim për veprimtari të dyshuar kriminale në kuadër të procesit zgjedhor.
Më 13 maj, Prokuroria e Posaçme SPAK ka urdhëruar një aksion të radhës në Shkodër, sa i takon çështjes së krimeve zgjedhore, duke parë se në qarkun verior të vendit mund të ketë parregullsi.
Në bazë të raportimeve, ka pasur denoncime të shumta në Shkodër për shit-blerjen e votave, por edhe përfshirje të grupimeve kriminale në zgjedhje.
Për këtë arsye, pas një aksioni në prag të votimit, tashmë SPAK ka urdhëruar një tjetër aksion për të kontrolle në Shkodër.
Janë Policia e Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, ato të cilat po zbatojnë vendimet e SPAK. Këto kontrolle kanë të bëjnë në lidhje me hetimet për krime zgjedhore.
Më 12 maj, Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin për krimet zgjedhore ku bën me dije se janë 156 materiale të administruara.
Sipas njoftimit, 39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale), ndërsa 25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal.
Gjithashtu 24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.
“17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para). 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi”.
Sa i takon procedimeve penale të regjistruara theksohet se:
- 21 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit.
- 1 është referuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
- 8 janë nisur kryesisht nga SPAК.
- 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm.
- 3 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
- 3 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.
Ndërsa në lidhje me veprat penale:
- 33 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje).
- procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje).
- 1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike).
- 1 procedim është regjistruar për nenin 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenin 248 (shpërdorimi i detyrës).