Lajme
Lajm i mirë për Bidenin: Kanceri i tij është i ndjeshëm ndaj hormoneve, me gjasë i menaxhueshëm
Demokracia
09:15 | 19 Maj 2025

Share:

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe miku i Kosovës, Joe Biden, 82 vjeç, është diagnostikuar me kancer të prostatës që është shpërndarë edhe në eshtra, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij të dielën. Megjithatë, në tërë këtë lajm të hidhur mund të gjendet një gjë pozitive që jep shpresë.

Politikani veteran, i cili u largua nga pushteti në janar, u diagnostikua të premten, pasi vizitoi një mjek javën e kaluar për shkak të simptomave urinare, raporton televizioni BBC.

Kanceri i tij është një formë më agresive e sëmundjes, i karakterizuar nga rezultati Gleason prej nëntë nga dhjetë. Kjo do të thotë se sëmundja e tij klasifikohet si “e shkallës së lartë” dhe qelizat kancerogjene mund të shpërndahen shpejt, sipas Qendrës Kërkimore të Kancerit në Britani.

Thuhet se Bideni dhe familja e tij thuhet se po i shqyrtojnë opsionet për trajtimin e ish-presidentit. Zyra e tij tha se kanceri është i ndjeshëm ndaj hormoneve, që do të thotë se me gjasë mund të menaxhohet.

“Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga rezultati Gleason 9 (Grupi i shkallës 5) me metastazë në asht. Përderisa kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket se është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që lejon menaxhim efikas” – tha zyra e Bidenit.

Pas përhapjes së lajmit për diagnozën e tij, ish-presidenti mori mbështetje nga të gjitha anët. Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, “ishin të pikëlluar të dëgjonin për diagnozën mjekësore të re të Bidenit”.

“Ne ua shprehim dëshirat tona më të ngrohta e më të mira Jill-it (bashkëshortes së Bidenit) dhe familjes. I urojmë Joe-s shërim të shpejtë e të suksesshëm” – shkroi Trumpi në rrjetin “Truth Social”.

Ish-nënpresidentja Kamala Harris, e cila shërbeu në pushtetin e Bidenit, tha se ajo dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff, po e mbajnë familjen e Bidenit në lutjet e tyre.

“Joe është luftëtar dhe unë e di se ai do të ballafaqohet me këtë sfidë me forcën, vendosmërinë dhe optimizimin e njëjtë që gjithmonë e kanë përcaktuar jetën dhe udhëheqësinë e tij” – tha zonja Harris.

Në një shkrim në rrjetin X, ish-presidenti Barack Obama, gjatë pushtetit të të cilit Bideni kishte shërbyer si nënpresident, tha se ai dhe bashkëshortja e tij “po mendojnë për mbarë familjen Biden”.

Në Britani, kryeministri Keir Starmer tha: “Mua më vjen shumë keq të dëgjoj se presidenti Biden ka kancer në prostatë. Të gjitha të birat, Joe-s, gruas së tij Jill dhe familjes së tyre dhe i uroj presidentit trajtim të shpejtë e të suksesshëm.”

Lajmi për kancerin erdhi gati një vit pasi ish-presidenti u detyrua që të tërhiqej nga gara në zgjedhjet presidenciale për shkak të shqetësimeve rreth shëndetit dhe moshës së tij. Ai është presidenti më i moshuar në historinë e Shteteve të Bashkuara./Nacionale

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2025