ShowBiz
Gjesti zbulon planet për këngë të reja dhe flet për marrëdhënien me Eglin
Demokracia
15:04 | 18 Maj 2025

Share:

Artisti i njohur, Gjesti, ka konfirmuar se është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe se shumë shpejt priten këngë të reja, madje ndoshta edhe një album.

Në një intervistë të fundit, ai u shpreh se nuk do të mungojnë as bashkëpunimet, por preferoi të mos zbulojë detaje: “Do të ketë bashkëpunime, por janë surprizë”, tha ai.

Gjesti u ndal edhe te temat e këngëve të tij, duke theksuar se të gjitha janë për dashuri.

Foto: Screenshot/YouTube

“Janë dedikime, dikujt edhe diss”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se emocionet personale dhe përvojat jetësore vazhdojnë të jenë frymëzimi kryesor për muzikën e tij.

Sa i përket përvojës së tij në Big Brother VIP Albania, Gjesti e pranoi se loja i mungon dhe se nuk e përjashton mundësinë për t’u rikthyer: “Më mungon shumë loja, do ta përsërisja edhe një herë”, tha ai.

I pyetur për marrëdhënien me Eglin, ai pranoi se koha me të i mungon, por shtoi se jashtë shtëpisë kanë një raport të ndryshëm:“Tani kemi një lloj marrëdhënieje. Të dy jemi të zënë me punë.

Nganjëherë ndahemi, nganjëherë ndreqemi”, u shpreh Gjesti me sinqeritet.

Ndërsa për ish-banorët e tjerë të Big Brother VIP Albania, ai tregoi se nuk mban shumë kontakte dhe u shpreh i habitur që tema e spektaklit ende vazhdon të përflitet: “Nuk e kuptoj pse ata ende po flasin, Bigu ka mbaruar”, tha shkurt.

Të ngjashme