Juventusi ka hyrë në garë për sulmuesin kanadez Jonathan David, pas lajmit se ai do të largohet nga Lille në fund të kontratës së tij këtë verë.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, klubi bardhezi ka nisur një kontakt fillestar për të eksploruar mundësinë e një marrëveshjeje me 25-vjeçarin.
David është një nga emrat më të kërkuar në afatin kalimtar dhe përveç Juventusit, interes për të kanë shfaqur edhe dy gjigantët tjerë italian si Napoli dhe Interi.
Sulmuesi kanadez iu bashkua Lille në gusht të vitit 2020, duke u transferuar nga Gent për një shumë prej 32 milionë eurosh.
Që atëherë, ai ka shënuar 106 gola dhe ka dhënë 25 asiste në 225 ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit francez.
Kontrata e tij me Lille skadon këtë verë, dhe David tashmë ka bërë të ditur se nuk do ta rinovojë atë, duke u bërë lojtar i lirë në treg.
Zonja e Vjetër mund të mbetet pa Randal Kolo Muanin dhe Dusan Vlahovic, derisa e sheh David si lojtarin kryesor të sulmit për sezonin e ardhshëm.
25-vjeçari këtë edicion në 49 ndeshje në të gjitha garat me Lillen ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë.