Lajme
Spahiu për Gjuriqin: E njoh qe 10 vite, komunikojmë
Demokracia
12:58 | 18 Maj 2025

Share:

Opinionisti kontraverz, Nexhmedin Spahiu, tha se kryediplomatn serb, Marko Gjuriq, e njeh qe dhjetë vite dhe se komunikojnë – ndërsa për takimin e djeshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, tha se Gjuriq e ftoi sepse morri vesh se ishte në Beograd.

“Me ministrin kam më tepër se 10 vite që njihemi, komunikojmë, unë ndodhem në një konferencë këtu në Beograd dhe ka marrë vesh që jam këtu prezent dhe më ftoj në takim qëndruam dhe biseduam rreth një orë për sfidat në rajon, për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit, për dialogun për marrëdhëniet Kosovë – Serbi, për marrëdhëniet ndëretnike. Flamurin e Kosovës e mbajë në xhaketë, kjo është edhe kur jam në Beograd edhe në çdo vend tjetër kjo është e natyrshme”, ka deklaruar Spahiu ne TeVe1.

Të ngjashme