Gjatë intervistës në Kallxo Përnime, Avoakti i Popullit, Naim Qelaj ka kritikuar punën e Kuvendit të Kosovës duke thënë se në këtë Kuvend është votuar kundër raportit të Avokatit të Popullit.
“Kohëve të fundit, ne po kalojmë nga një Republikë Parlamentare në një Republikë Qeveritare, sepse është vërejtë se ndikimi i Parlamentit në mbikëqyrjen e punës së Qeverisë, nuk ka ekzistuar”- ka deklaruar Qelaj.
Për këtë ai thotë se vendimet e Kuvendit, kanë qenë të ndikuara nga vetë ekzekutivi.
Sipas tij, nëse nuk do të kishin ekzistuar mekanizmat garantues, pasojat rreth votimit kundër të raportit të Avokatit të Popullit, do të ishin më të rënda.
Ai shton se nuk e di arsyen përsë deputetët e Kuvendit votuan kundër raportit të Avokatit të Popullit, derisa shton se duhet të rritet koordinimi mes institucioneve.