Lajme
Mot kryesisht i ngrohtë sot në Kosovë
Demokracia
08:04 | 18 Maj 2025

Share:

Deri në 21 gradë Celcis do të shkojnë temperaturat maksimale, sipas Meteo Ballkan, në parashikimin e dhënë për kohën që do të mbajë sot – ndërsa ato minimale deri në 2 gradë Celcius.

Koha parashihet të jetë kryesisht e ngrohtë, po me mundësi edhe reshje lokale shiu orëve të pasdites.

Të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat orëve të pasdites do të zhvillohen duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe shiu priten edhe në bregdetin shqiptar në veri. Në përgjithësi zhvillimet do të jenë të karakterit lokal.

Nga e marta më ngrohtë dhe më shumë diell, megjithatë nganjëherë do të ketë zhvillime të stuhive lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Të ngjashme
Lajme • 18 Maj 2025