Lajme
Ushtarët bullgarë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me qitje reale në Kosovë
Demokracia
15:43 | 17 Maj 2025

Share:

Ushtarët bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale Perëndim (RC-W) të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar stërvitje me qitje reale në poligonin “Voloire”, pranë Kampit Villaggio Italia.

Qëllimi i stërvitjes ishte ruajtja dhe përmirësimi i aftësive në përdorimin e armëve personale, përmes testimeve individuale dhe procedurave të sigurisë, duke garantuar gjithmonë gatishmëri të lartë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme dhe të pandërprerë.”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/

 

Të ngjashme