Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka reaguar pas përfundimit të sezonit të La Ligas, duke pranuar se Barcelona e ka merituar plotësisht titullin kampion për këtë sezon.
Në një deklaratë për mediat, strategu italian u shpreh:
“Ndonjëherë, ndodh si këtë sezon. Barça ka bërë shumë mirë. Ata ishin të fortë dhe të qëndrueshëm.”
Barcelona, nën drejtimin e Hansi Flick, tregoi formë të qëndrueshme gjatë gjithë sezonit dhe përfitoi nga luhatjet e skuadrave rivale për të siguruar titullin e shumëpritur në Spanjë.
Megjithatë, Ancelotti ka dhënë një paralajmërim të qartë për sezonin e ardhshëm.
“Barcelona e meritonte të fitonte La Ligan, por sezoni i ardhshëm do të jetë ndryshe.”