Institucioni i Avokatit të Popullit tani po i shqyrton dy ankesa, një lidhur me kalimin e bizneseve në tregun e lirë energjetik dhe tjetrën për rritjen e tarifave të energjisë elektrike prej gjashtëmbldhjetë – pikë një për qind, raporton KosovaPress.
Këto dy ankesa nga komuniteti i biznesit dhe Grupi “Asnjë cent më shumë”, sipas Avokatit të Popullit janë në shqyrtim dhe ky institucion do veprojnë konform procedurave ligjore.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, vlerëson se vendimet e fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) lidhur me kalimin e bizneseve në tregun e lirë dhe rritjen e tarifave të energjisë elektrike do të kenë pasoja të rënda për shtresat më të ndjeshme të popullatës dhe ekonominë nëpërgjithësi.
Avokati Qelaj në një deklaratë për KosovaPress se, pas analizës së bërë, Institucioni të cilin ai drejton ka konstatuar se implementimi në këtë periudhë i këtyre vendimeve është i dëmshëm, duke prekur në mënyrë të veçantë siç theksoi ai kategoritë sociale.
Ai kërkon pezullimin e vendimeve që kanë të bëjnë me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, deri në përfundimin e hetimeve lidhur me ankesat e qytetarëve.
Ai thotë se rritja e tarifave ka ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat themelore të njeriut, “duke rënduar veçanërisht grupet më të cenueshme dhe familjet në asistencë sociale”.
Po ashtu, Avokati i Popullit konfirmoi se është pranuar edhe një kërkesë nga organizata “Asnjë cent më shumë” dhe grupe tjera të shoqërisë civile, që kanë dorëzuar padi në gjykatat e rregullta dhe kanë kërkuar që avokati të dalë me një opinion zyrtar drejtuar gjykatës.
Tarifat e reja u miratuan më gjashtëmbëdhjetë prill dhe kanë hyjrë në fuqi nga një maji. Ky vendimi për shtrenjtim nuk do të zbatohet në veri, ku jeton shumica serbe, pasi furnizimi dhe faturimi nuk bëhet nga KESCO, por nga kompania serbe Elektrosever, e licencuar më 2022, raporton KosovaPress.
Nga 1 maji ka hyrë në fuqi vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike prej gjashtëmbëdhjetë – pikë një për qind. Ky vendim i kundërshtuar nga qytetarët, të cilët organizuan edhe protesta. Ndërsa, padia karshi ZRRE-së u dorëzuan në fillim të këtij muaji.
Tashmë, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka marrë vendim që nga data 1 qershor të gjitha kompanitë e mëdha, konkretisht ato me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro të kalojnë në tregun e hapur të energjisë.Mësohet se numri i tyre është rreth një mijë e treqind.
Refuzimi i kërkesës për masën e sigurisë lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ishte konsideruar si një aktvendim i paqëndrueshëm nga përfaqësuesi ligjor i grupit “Asnjë cent më shumë”, Ardian Bajraktari, raporton KosovaPress.