Sport
Real Madridi konfirmon zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Dean Huijsen
Demokracia
12:57 | 17 Maj 2025

Share:

Real Madridi ka konfirmuar edhe zyrtarisht sot (e shtunë) transferimin e mbrojtësit spanjoll, Dean Huijsen, nga Bournemouthi.

Ende pa përfunduar sezoni 2024/25 dhe pa filluar mirë afati kalimtar i verës, Los Blancos kanë konfirmuar transferimin e parë.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e talentuar spanjoll, Huijsen, i cili ka shkëlqyer së fundmi në Ligën Premier me skuadrën e Bournemouth.

Është vet klubi mbretëror, i cili ka njoftuar marrëveshjen mes klubeve dhe lojtarit me anë të një postimi në faqet e tyre zyrtare.

“Real Madrid CF dhe AFC Bournemouth kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Dean Huijsen, i cili mbetet i lidhur me klubin tonë për pesë sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2030”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Transferimi i 20-vjeçarit thuhet se i ka kushtuar klubit mbretëror rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/

Të ngjashme