Lajme
Edona Llalloshi s’iu ndahet fotove nga Kuvendi derisa seancat dështojnë
Demokracia
12:25 | 17 Maj 2025

Share:

Deputetja e Vetëvendosjes, Edona Llalloshi, ka publikuar edhe sot një fotografi nga Kuvendi i Kosovës derisa seancat po dështojnë rresht.

“Dy gra të fuqishme, që thyejn limite, jo për t’u dalluar, por për të hapur rrugë për të tjerat…”, ka shkruar deputetja krahas fotografisë ku shihet me kandidaten për kryeparlamentare të partisë së saj, Albulena Haxhiu, dhe deputeten Saranda Bogujevci.

Llalloshi një fotografi të ngjashme e publikoi edhe në një nga seancat paraprake.

Aty shihej me kryetarin e partisë Albin Kurtin e nënkryetarin Glauk Konjufca me një mesazh optimist se për “Kosovën do të bëhet më mirë”.

Të ngjashme