Deputetja Hykmete Bajrami ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Deklarata Bajramit vjen pas dështimit të 17-të për konstituimin e Kuvendit.
Deputetja e LDK-së ka treguar për propozimin e ri nga kryesuesi Dehari për ta mbajtur vetëm njëherë në javë seancën për konstituim.
Sipas saj, kjo kërkesë shpërfaq mos interesin e LVV-së për konstituimin e Kuvendit.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit, problemi i tyre është vetëm mbledhja çdo 48 orë. Normalisht që u refuzua një kërkesë e tillë. Është fatkeqësi që nuk arritëm të lëvizim asnjë hap përpara as pas 17-të tentimeve”, ka thënë Bajrami.