Lajme
Intervale me diell e vranësira sot, nesër temperaturat shkojnë deri në 20 gradë
Demokracia
07:41 | 17 Maj 2025

Share:

Ditën e shtunë vranësirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites.  Aty këtu vranësirat mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu, e viseve malore rrebeshe të shkurta bore.  Mbetet ende ftohtë, me minimale që zbresin në 3C e 5C, ndërsa temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 15C e 18C. 

Fryn erë veriperëndimore e perëndimore, 3-7m/s.Mot kryesisht me diell parashihet të dielën, me një rritje të temperaturave deri në 18C e 20C.  Pasdite pjesëve veriore mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.  Rrebeshet e shiut pritet të përfshinë vendin më shumë ditën e hënë.

Të martën në mes vransirash të ndryshueshme, priten mundësi për ndonjë rigë shiu.  Më shumë diell të mërkurën, megjithëse shtohen vranësira të larta, e krejt më vonë në mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu zonave malore.  Maksimalet shënojnë rritje deri në 21C e 23C.  Minimalet luhaten ndërmjet 3C e 8C.  Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-12m/s.

Të ngjashme
Lajme • 16 Maj 2025