Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, ka publikuar së fundi një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku tregon se ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të maturantëve të shkollës së mesme “Eqrem Çabej”.
Megjithatë, në përshkrimin e fotografisë bie në sy një gabim në shkrimin e emrit të gjuhëtarit të njohur shqiptar, ku mbiemri “Çabej” është shkruar me “q” të butë – “Qabej”.
Gabimi merr një peshë të veçantë kur merret parasysh fakti se bëhet fjalë për një figurë qendrore të gjuhësisë shqipe, si dhe për faktin që gabimi është bërë nga një zyrtar që udhëheq sektorin e arsimit në kryeqytet – institucion që ka për mision promovimin e dijes dhe gjuhës standarde. /Demokracia.com/