Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një grabitjeje të dhunshme në Gjakovë.
Të dyshuarit , një burrë dhe dy gra, kanë shkuar në banesën e një gruaje, të cilët e kanë kapur për flokësh, e kanë goditur dhe më pas njëri prej tyre i ka marrë 2 mijë e 450 euro nga gjoksi i saj.
Në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm edhe persona të tjerë që tentuan të ndihmojnë viktimën, por u sulmuan fizikisht nga të dyshuarit, duke pësuar lëndime trupore.
Njëri nga ta ka marrë edhe lëndime të frakturës në këmbë, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa siç merr vesh Klani, njëri nga të dyshuarit është Syl Berisha, 58 vjeç, që së bashku me një tjetër person janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa e dyshuara tjetër është Qëndresa Berisha, 23 vjeçe, e cila është liruar.