Lajme
Rutte në Tiranë, takohet me Ramën
Demokracia
09:44 | 16 Maj 2025

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur këtë të enjte në ambientet e Kryeministrisë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Takimi vjen në një moment, KUR Tirana është nikoqire e mbledhjes së Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë liderë nga e gjithë Evropa.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ndau pamje nga takimi me Rutte, duke theksuar temat kryesore të diskutimit: forcimi i mëtejshëm i rolit të Shqipërisë brenda Aleancës, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributi aktiv i vendit në NATO.

“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme