Sport
Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen në Kampionatin Botëror të boksit
Demokracia
18:59 | 15 Maj 2025

Share:

Kosova e ka siguruar medaljen në Kampionatin Botëror të Boksit “Felix Stamm”, e cila po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Boksierja Donjeta Sadiku, e ka prekur finalen e kësaj gare të rëndësishme të këtij sporti.

Në gjysmëfinale, ajo e mposhti italianen Rebecca Nicoli, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Derisa në çerekfinale, boksierja kosovare triumfoi ndaj polakës Alesandra Jankowiak, me rezultat 5:0.

Donjeta Sadiku, garon në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Të ngjashme