Apple do të festojë në vitin 2027, 20-vjetorin e iPhone-it legjendar, dhe prej kohësh po flitet për iPhone 19 Pro, i cili pritet të sjellë ndryshime të mëdha në dizajn.
Bloomberg më herët raportoi se në prodhimin e iPhone 19 Pro do të përdoret një “sasi e madhe xhami” dhe se pajisja do të ketë një dizajn të lakuar pa prerje në ekran.
Një raport i ri nga Koreja e Jugut zbulon më shumë detaje rreth këtij pajisjeje misterioze, që pritet të sjellë ndryshimet më të mëdha në dizajn që nga iPhone X i vitit 2017.
Thuhet se Apple është në negociata me kompanitë Samsung Display dhe LG Display në lidhje me ekranet pa korniza që do të përdoren në këtë iPhone të ardhshëm. Raporti përmend një “ekran të lakuar në të katër anët”, ku skajet janë zhvendosur drejt anëve të pajisjes, duke krijuar pamjen e një telefoni tërësisht prej xhami kur shihet nga përpara.
Ky koncept i ngjan shumë prototipit të Xiaomi-t nga viti 2021, i cili nuk kishte as butona as porta – pikërisht lloji i thashethemeve që prej kohësh përmenden për Apple.
Thuhet gjithashtu se iPhone-i i ardhshëm do të ketë kamerë të vendosur nën ekran. Ky panel do të përdorë një çip të përmirësuar OLED, i zhvilluar në procesin 16nm FinFET, që përfaqëson një përparim në krahasim me procesin 28nm planar që përdoret në modelet aktuale të iPhone-it.
Pritet gjithashtu që Apple të përdorë një bateri solid-state me anodë tërësisht prej silikoni, çka do të rrisë ndjeshëm qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e baterisë.