Presidentja Vjosa Osmani tha se nuk e ka problem që bllokadën në Kuvend ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. Por, ajo tha se këtë do ta shqyrtojë vetëm nëse procesi zvarritet edhe më shumë dhe po ashtu njoftoi se për këtë ka folur edhe me liderët partiakë në takimin e sotëm.
Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me liderët e partive politike, ku paralajmëruar se do të ketë takime të tjera.
Osmani tha se duke filluar nga java e ardhshme, mund t’i takojë edhe ndaras secalin lider nëse ka nevojë.
Osmani përgëzoi liderët e partive, për siç tha, qasjen e tyre konstruktive.
“Tani unë dua që t’i përgëzoj të gjithë liderët pjesëmarrës për qasjen e tyre konstruktive gjatë këtij takimi, sado që kishin qëndrime të ndryshme në shumicën dërmuese të temave, megjithatë me qasje konstruktive. Secili prej tyre treguan vullnet të mirë që të gjendet një zgjidhje përpara dhe të konstituohet Kuvendi sa më parë”, tha Osmani.
Sipas saj, “ekziston një disponim minimal”, për çka tha se është e bindur se do të rritet me kalimin e kohës, që tha se shpreson shumë se s’do të jetë kohë e gjatë.
Osmani tha se mund ta çojë këtë çështje në Kushtetuese, por se aktualisht do të presin. Ajo tha se këtë e ka përmendur edhe në takim dhe se s’ka pasur kundërshtim për këtë.
“Kam shprehur gatishimëirnë pas diskutimeve që të shohim rrugën përpara në qoftë se është e nevojshme, mirëpo për momentin mendoj që duhet të vazhdojnë përpjekjet për krijim me vetë vullnetin e partive, Nëse zvarrityet shumë, janë disa opsione. Një opsion është vetë deputetët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Mënyra tjetër është që unë si president ti drejtohem Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ajo.
Presidentja e shtetit ka thënë se nëse ka nevojë, nga java e ardhshme do të fillojë takimet individuale me liderët e partive politike.
“Pasojat kryesore i bartë vendi ynë dhe qytetarët, kjo është arsyeja pse në zbatim të kompetencave të presidencës kam ftuar kryesuesit e partive politike dhe bartësit e koaliconeve, dhe pas pak do të takohem me partitë e komuniteteve jo shumicë për të diskutuar rrugën përpara”.