Lajme
Kryeziu: Kjo tashmë nuk është krizë, por mungesë e vullnetit për krijimin e institucioneve
Demokracia
11:37 | 15 Maj 2025

Share:

Drejtori i KDI`së Ismet Kryeziu ka reaguar pas dështimit të 16`të të seancës të Kuvendit ku kryetari dhe nënkryetarët ende nuk janë zgjedhur, raporton Periskopi.

Sipas tij funksionalizimi i institucioneve dhe zhvillimi i shtetit po duket se më shumë po u pengon vetë politikanëve, sesa cilësdo politikë apo faktor tjetër të jashtëm.

“Tre muaj pas zgjedhjeve ende nuk kemi Kuvend të konstituar dhe institucione funksionale. Kjo nuk është më thjesht një krizë politike, është mungesë vullneti për të përmbushur minimumin e shtetndërtimit. Në një sistem demokratik, zgjedhjet shërbejnë për të ndërtuar institucione të reja, jo për t’i bllokuar ato dhe për të krijuar sabotim institucional, ka shkruar ai.

Të ngjashme