Lajme
Arifi për vizitën e Costas në Kosovë: Nuk pati sinjal shumë pozitiv për largimin e masave
Demokracia
08:30 | 15 Maj 2025

Share:

Njohësi i politikës, Dritëro Arifi ka folur rreth vizitës së djeshme të presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa në Kosovë.

Ai, për “Edicionin Special” tha se kjo vizitë ishte e rëndësishme por duhet të pasojë edhe me përmbajtje.

Nga konferenca e përbashkët që mbajtën Costa me presidenten Vjosa Osmani, Arifi tha se nuk pati ndonjë sinjal shumë pozitiv për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës, megjithëse shtoi se është me rëndësi është që presidenca kërkoi njohjen nga BE-ja.

“Normalisht ne mund të flasim edhe nga ajo që është thënë në publik që i marrim si fakte, ajo që tha nuk është diçka e re, është thënë më herët. Nuk pat ndonjë sinjal shumë pozitiv për largimin e masave. Ajo që është me rëndësi është që presidenca e kërkoi njohjen nga BE-ja”, tha Arifi.

Të ngjashme