Lajme
Nxënësi Lorent Bytyqi fiton vendin e parë në garat “Kangaroo 2025” në Komunën e Drenasit
Demokracia
16:35 | 14 Maj 2025

Share:

Lorent Bytyqi, nxënës i klasës IV-1 në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi” në Sankoc, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke zënë vendin e parë në garat komunale të matematikës “Math Kangaroo 2025” në Komunën e Drenasit.

Ky rezultat i shkëlqyeshëm është dëshmi e përkushtimit të madh të Lorentit ndaj dijes, si dhe mbështetjes së vazhdueshme nga familja dhe mësimdhënësit e tij.

Arritja e tij jo vetëm që e bën krenar komunitetin shkollor, por edhe e motivon gjeneratën e re të nxënësve për të ndjekur rrugën e suksesit nëpërmjet arsimit dhe punës së palodhshme.

Shkolla “Luigj Gurakuqi” dhe Komuna e Drenasit e urojnë Lorentin për këtë arritje të merituar dhe i dëshirojmë suksese të mëtejshme në të ardhmen!

Një pritje në Komuna sot u ka bërë edhe kryetari Ramiz Lladovci, i cili u ka shpërndarë mirënjohje nxënësve që kanë arritur suksese në këto gara.

Të ngjashme