Lajme
Diferencë deri në 200 euro, dallimet në pagën mesatare ndërmjet sektorëve në Kosovë sipas gjinisë
Demokracia
11:57 | 14 Maj 2025

Share:

Instituti GAP ka publikuar një infografikë ku tregohen dallimet në pagën mesatare ndërmjet sektorëve në Kosovë, sipas gjinisë. Të dhënat janë të vitit 2024.

Në administrim publik dhe mbrojtje, burrat paguhen mesatarisht 607 euro, teksa gratë 508.

Në akomodim dhe shërbim ushqimor, paga është e njëjtë si për gratë ashtu edhe për burrat.

Tek aktivitetet e patundshmërisë, burrat paguhen 200 euro më shumë se gratë. Burrat marrin mesatarisht 630 euro, teksa gratë 430 euro, shkruan Reporteri.net.

Burrat paguhen më shumë edhe në aktivitetet e shëndetitt dhe të punës sociale. Ata marrin 551 euro, teksa gratë 371 euro.

Në aktivitetet shërbyese, burrat paguhen 481 euro, e gratë 388.

Dallim i lartë në pagë sipas gjinisë vërehet edhe tek aktivitetet financiare dhe të sigurimit, ku burrat marrin 639 euro e gratë 555 euro.

Në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike, burrat marrin mesatarisht 622 euro, e gratë 508.

Edhe në arsim, gratë paguhen më pak. Ato marrin 335 euro, e burrat 351.

I vetmi aktivitet ku gratë paguhen më shumë është furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbeturinave, ku marrin 20 euro më shumë. Ato paguhen 488 euro, e burrat 468./Reporteri.net

Të ngjashme