Lajme
Prokuroria e Pejës thotë se për 5 muaj pranoi mbi 3000 palë brenda objektit të saj
Demokracia
10:55 | 14 Maj 2025

Share:

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë periudhës kohore janar – maj, ka proceduar brenda objektit të saj gjithsej 3002 persona, palët të cilat janë ftuar për t’u proceduar apo për të kërkuar informacione për rastet të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, në mesin e 3002 personave të proceduar gjatë kësaj periudhe kohore në objektin e Prokurorin Themelore në Pejë, “janë ftuar të pandehur, dëshmitarë, viktima, avokatë, zyrtarë policorë, ndërsa kanë vizituar objektin për të kërkuar informacione të ndryshme media, shoqëri cilivile dhe  zyrtarë të institucioneve të ndryshëm të Republikës së Kosovës”.

“Gjersa gjatë periudhës se njëjtët kohore me vitin e kaluar, janë proceduar gjithsej 2302 (dymijetreqindedy) palë, ose 700 (shtatëqind) persona  me pak se në vitin 2025”, ka thënë Prokuroria Themelore e Pejës.

Të ngjashme