Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar fjalimin e tij në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit në Riad, me disa fjalë interesante.
“Shumë po na shikojnë me zili,” u është drejtuar Trump liderëve arabë të mbledhur, duke shtuar se “marrëveshje të jashtëzakonshme janë brenda mundësive për këtë rajon”.
Trump poashtu ka bërë të ditur se dëshiron të arrijë një marrëveshje me Iranin, por ka theksuar se në mënyrë që një gjë e tillë të ndodhë, Teherani duhet të “ndalojë mbështetjen për terrorizmin” dhe “të mos ketë një armë bërthamore”.
Ish-presidenti amerikan më pas ka akuzuar administratën Biden për “kaos të krijuar nga paaftësia”.
Sipas raportimeve të BBC-së, ai tutje ka shtuar se “personat në tryezë e dinë mirë se ku qëndron besnikëria ime”.