Lajme
Rama reagon për herë të parë pas fitores në zgjedhje
Demokracia
09:07 | 14 Maj 2025

Share:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me fitoren e zgjedhjeve të 11 majit, që i ka siguruar edhe mandatin e katërt të qeverisjes.

Në një postim në rrjete sociale, kryesocialisti shpreh mirënjohjen për besimin që i dhanë sërish qytetarët, ndërsa paralajmëron edhe fjalimin e fitores që do të mbajë në orën 19:00 në sheshin Skënderbej.

“Mirëmëngjes dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin ‘Skënderbej’, ju falënderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Të ngjashme