Lajme
Ngërçi në Kuvend, Gorani: Insistimi kryeneç në një kandidat e çon përgjegjësinë në mullirin e Vetëvendosjes
Demokracia
22:46 | 13 Maj 2025

Share:

Analisti politik Dukagjin Gorani vlerësoi se ngërçi institucional i krijuar nga pamundësia për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit nuk përfaqëson një refuzim politik të partive tjera, por një qëndrim të caktuar për një kandidat të caktuar.

Sipas Goranit, partitë opozitare nuk kanë deklaruar se janë kundër çdo kandidati që vjen nga VV, por janë të pa bindura për figurën e propozuar aktualisht. Ai kritikoi mënyrën se si Vetëvendosje po insiston në një emër të vetëm, duke e përshkruar këtë si një “institim kryeneç”, si pasojë e të cilit bie barra e përgjegjësisë.

“Unë s’e di që opozita ose ish-opozita, unë nuk e di që ato parti po thonë ‘ne nuk e votojmë asnjë kandidat, vetëm LDK-ja’. Nuk bëhet fjalë për refuzim në vetvete si qëndrim politik. Bëhet fjalë që partitë politike nuk janë të bindura që kandidati i propozuar nga VV i përfaqëson edhe kritikët e tyre. Është e drejtë edhe e tyre me thënë ‘në këtë kandidat nuk jemi të interesuar’. Nuk mundesh me i detyru me votu. Ata nuk po thonë ‘asnjë kandidat që e propozon VV nuk e votojmë’. Insistimi kryeneç në këtë kandidat ose nuk do të ketë zhbllokim, mendoj se përgjegjësinë e çon në mullirin e partisë Vetëvendosje,” tha Gorani në “Pressing”.

Të ngjashme