Lajme
Kryeqytetin e mbulojnë mbeturinat, Brestovci i qetë shijon ditën me të dashurën e re
Demokracia
21:19 | 13 Maj 2025

Share:

Një situatë e pazakontë është parë sot në rrugët e kryeqytetit, ku grumbuj mbeturinash kanë mbuluar shumë zona të Prishtinës. Edhe pse gjatë ditës kjo çështje nuk është trajtuar publikisht nga institucionet, qytetarët kanë reaguar duke dërguar në redaksinë tonë fotografi që tregojnë kontejnerë të tejmbushur dhe mbeturina të shpërndara në hapësira publike.

Ajo që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale është mosreagimi i Drejtorit të Shërbimeve Publike. Përkundër gjendjes alarmante në qytet, ai ka postuar një fotografi në profilin e tij personal, ku shihet duke e kaluar ditën me të dashurën, pa asnjë koment lidhur me situatën në terren.

Ndërkohë, sot ishte paraparë të mbahej një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, e thirrur nga vetë kryetari Përparim Rama. Në rend dite ishte përfshirë edhe votimi për subvencionimin e ndërmarrjes “KRM Pastrimi”. Mirëpo, për shkak të mungesës së kuorumit dhe të vetë kryetarit Rama, seanca nuk është zhvilluar siç ishte planifikuar.

Të ngjashme