Lajme
Limaj thotë se ende s’ka marrë ftesë nga Osmani – Haxhiun prapë s’e voton
Demokracia
10:25 | 13 Maj 2025

Share:

Fatmir Limaj i Nismës tha se s’ka marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për takim konsultativ.

Ai u shpreh të martën para futjes në sallën e Kuvendit se është pro një qeverie të shumicës, duke shtuar se vetëm në mënyrë “krijohen institucione stabile”.

“E kemi thënë para tre muajve, në politikë duhet të bisedohet e takohet. Duhen njerëz përgjegjës që kanë marrë përgjegjësi…Duhet të tentohet të gjendet një marrëveshje që i shërben shumicës. Mirë që po ndodhin këto (takime v.j.) por ne ende s’kemi marrë ftesë dhe s’kam ndonjë përgjigje”, ka thënë deputeti Limaj.

Ai shtoi se i ka disa propozime për tejkalim të situatës, por tha se këto do t’i shprehë nëse merr ftesë nga Osmani për konsultim.

Të ngjashme